Shtëpia e miqve, shekulli XVIII- Muzeu Etnologjik. Foto: Facebook/Muzeu Etnologjik.

Muzeu Etnologjik, në mesin e 12 muzeve evropianë të rekomanduar për 2020

Prestigjiozja britanike “The Guardian” e ka renditur Muzeun Etnologjik të Kosovës në mesin e 12 muzeve evropian që duhet të vizitohen gjatë këtij viti.

Në artikullin e sotëm të “The Guardian”, “12 of the best city museums in Europe: readers’ travel tips”,   Muzeu Etnologjik i Kosovës u është rekomanduar vizitorëve në mesin e muzeve të njohura të 11 qyteteve evropiane që mund t’ i vizitojnë gjatë 2020.

Sipas ‘The Guardian”, rekomandimi për Mzueun Etnologjik është bërë nga Elizabeth Gowing.

“Këshilluesit tanë zbulojnë muze të shkëlqyeshëm nga Reykjavík në Prishtinë, duke ndriçuar një dritë mbi gjithçka, nga dinosaurët dhe vikingët deri në Mozarti dhe historitë e kinemasë”, shkruan “The Guradian”, duke prezantuar pastaj muzetë evropian të rekomanduara për vizitë gjatë 2020.

Ndërsa, duke prezantuar Muzeun Etnologjik në Prishtinë, “The Guardian” shkruan se muzeu ofron një ambient mjaft interesant në dy shtëpitë e stilit otoman, në kryeqytetin e vendit më të ri të Evropës.

“Manualët do t’ju ofrojnë një vizitë entuziaste nëpër hapësirat elegante të banimit nga “dhoma e zjarrit”- kuzhina deri tek akomodimi që u ofrohet miqve në çdo orë të ditës ose natës, në përputhje me rregullat e rrepta të mikpritjes shqiptare”, potencon the Guardia”.

Muzeu Etnologjik përbëhet pre dy shtëpive banimi të shekullit XVIII – XIX. Ndërtesa kryesore e këtij muzeu që nga 2017 është jashtë funksionit në pritje të një renovimi të përgjithshëm.

Ndërsa, artefakte që ishin të prezantuara në këtë ndërtesë janë magazinuar për tu mbrojtur nga dëmtimet dhe deri në përfundimin e renovimit mbesin të pa ekspozuara për publikun.