Ultimatumi i gjeneralit gjerman për ushtrinë serbe: Keni 28 minuta kohë për t'u larguar

20 vite më parë, më 13 qershor 1999 në qytetin e Prizrenit për pak sa nuk kishte luftë ballore në mes të ushtarëve nga KFOR-i gjerman dhe ushtarëve serb.

Gjenerali gjerman tashmë i ndjerë, Helmut Harf i kishte dhënë 30 minuta kohë gjeneralit të ushtrisë serbe për tu larguar, në të kundërtën luftimet do të nisnin në mes te qytetit të vjetër të Prizrenit.

Pamjet e Associated Press e kanë kapur momentin e diskutimit të gjeneralit Helmut Harf duke i dhënë ultimatum prej 30 minutave për tu larguar.

“Duhet të largoheni për 30 minuta. Këtu përfundon diskutimi. Tani i keni 28 minuta për tu larguar”, i drejtohet gjenerali Harf.

Në pamjet e Associated Press shihen pastaj trupat e ushtrisë serbe duke u larguar.

Ndërsa në rrugët e Prizrenit kishin dalë një numër i madh i qytetarëve për të pritur ushtarët e lirisë.