Uji i Liqeneve të Prishtinës Është i Pijshëm

Prishtina ka pasur sot disa orë nën reshje të dendura të shiut por këto reshje nuk e kanë dëmtuar cilësinë e ujit në liqenet furnizuese të kryeqytetit.

Analizat e orëve të pasditës të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thonë se uji është i pijshëm, tha për KALLXO.com zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

“Analizat e fundit janë bërë sot pasdite në 8 komunat që menaxhohen nga Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ gjithçka është sipas udhëzimit administrativ 16/2012 cilësia e ujit për konsum të njerëzve”, tha Mjeku.

Sipas saj, nëse ndodhë diçka e re në këtë drejtim mediat do të njoftohen me kohë.

Që nga nata e mbrëmshme në disa komuna të Kosovës rreshjet kanë qenë të mëdha dhe për pasojë ka pasur edhe vërshime me pasoja të rënda.

Pas reshjeve të vazhdueshme në Kosovë u regjistrua edhe viktima e parë.

http://kallxo.com/nje-76-vjecar-nga-gjakova-viktima-e-pare-e-reshjeve-te-shiut/

Vërshimet më të mëdha kanë kapluar Pejën.

http://kallxo.com/kthehen-vershimet-ne-qytetin-e-pejes/

Sipas zyrtarëve komunal në Pejë gjendja në këtë komunë ështe e rëndë.

http://kallxo.com/vershimet-lene-pasoja-ne-peje/