Ujësjellësi paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nëse për shkak të punimeve në rezervuarin në Shkabaj, do të ketë ndërprerje  të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.

Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë për konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës.

Ujësjellësi ka njoftuar se ndërprerje me furnizim me ujë të pijshëm do të kenë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

“Ndërprerja e ujit në zona të lartcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj”, njofton ujësjellësi.

Sipas Ujësjellësit një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tani, nuk është furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë, por që muaji maj i këtij viti do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.