Foto-ilustrim

Ujësjellësi nuk pagoi rrymën, Mitrovica dhe Skenderaj mbesin pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Mitrovica’ ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në Mitrovicë dhe Skenderaj.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë eklektike nga ana e KESKO-së për shkak të një borxhi.

“Si pasojë e ndërprerjes se energjisë elektrike nga ana e KESKO-s është ndërprerë prodhimi i uji të pijes në Shipol e me këtë edhe furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj. Ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e borxhit tonë ndaj KESKO”, ka njoftuar kështu Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Mitrovica’, përmes një postimi në llogarinë ‘Facebook’.