Ujësjellësi i Mitrovicës Çon 2700 Euro në Dhurata

2 mijë e 716 euro i kushtuan dhuratat e Vitit të Ri Ujësjellësit Regjional Mitrovica.

Kjo kompani që furnizon me ujë Mitrovicën, njoftimin për dhënie të kontratës në lidhje me tenderin “Furnizim me Dhurata të Vitit të Ri” e publikoi më 21 dhjetor në Komisionin Rregullativ për Prokurimin Publik.

Sipas njoftimit tenderin e fitoi kompania “QTA” nga Mitrovica, ndërsa në garë nuk kishte asnjë kompani tjetër.

Ujësjellësi Regjional Mitrovica njoftimin për kontratë lidhur me dhuratat e Vitit të Ri e publikoi në KRPP më 8 dhjetor. Për këtë qëllim kjo kompani kishte planifikuar 3450 euro për blerjen e 247 pakove të dhuratave.

Pasi këto dhurata kompania “QTA” fituesja e tenderit u zotua t’i blejë me 2 mijë e 716 euro, Ujësjellësi Regjional Mitrovica në bazë të llogaritjeve i bie që shpenzoi 10.98 euro për një pako dhurtash.

KALLXO.com në dhjetor publikoi edhe shkrime tjera për tenderë që lidheshin me dhuratat.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” kishte planifikuar 9 mijë e 500 euro për dhuratat e Vitit të Ri.

http://kallxo.com/deri-100-euro-pakot-e-dhuratave-te-radoniqit/

Dhurata të Vitit të Ri për fëmijët bleu edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke shpenzuar për këtë gjë 6896 euro.

http://kallxo.com/aki-blen-dhurata-per-femije/

Gjysmën e kësaj shume në dhurata e çoi edhe komuna e Mitrovicës Veriore.

http://kallxo.com/mitrovica-e-veriut-con-mbi-3-mije-euro-ne-dhurata/