Ekipi "Skenderbeu" - Foto: Rtv21

UEFA Përjashton për 10 Vjet Skënderbeun nga Kupa e Europës

Kishte kohë që flitej se një ekip shqiptar do të dënohej 10 vjet dhe tashmë është mësuar se bëhet fjalë për Skënderbeun.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka vendosur ta dënojë rëndë klubin korçar, duke e përjashtuar nga Kupat e Europës për 10 vjetët e ardhshme.

Një dënim për shkak të ndeshjeve të dyshuara për trukim.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Panorama Sport”, që shkruan se disponon edhe dokumentin e UEFA-s në lidhje me vendimin për përjashtimin e Skënderbeut.

Ka rënë si një “bombë” ky lajm për korçarët, të cilët kanë shkuar dy herë në fazën e grupeve të Europa League dhe tashmë “minohen” të gjitha planet e tyre për të ardhmen.

Vendimi mësohet se është marrë që më 7 shkurt nga UEFA dhe kjo është një goditje e madhe jo vetëm për Skënderbeun, por për gjithë futbollin shqiptar./21Media