Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, duke inspektuar projektin e ujësjellësit në Letnicë.

U Zgjodh Kryetar më 22 Tetor, Sot Inspektoi Ujësjellësin

Shumë nga kolegët e tij janë në stres të rezultateve që do t’i marrin pas pak orësh, por Sokol Haliti ka bërë plane tjera për sot.

Kryetari i komunës së Vitisë, i zgjedhur qysh në raundin e parë të zgjedhjeve, sot ka vizituar një projekt infrastrukturor në një fshat të komunës së tij.

Ai ka inspektuar punimet e një ujësjellësi në fshatin Letnicë të Vitisë.

“Ndonëse dita e diell është ditë pushimi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vend të pushimit ka inspektuar punimet qe po zhvillojnë në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës. Ky gyp është vendosur dekada më parë dhe vlerësohet si shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut pasi që është nga asbest betoni”, thuhet në komunikatën e komunës së Vitisë..