Blerim Dina, kryetari i OShP-së | Foto: KALLXO.com

U Vazhdohet Paraburgimi të Dyshuarve për Kërcënimin e Blerim Dinës

Gjykata Themelore në Prishtinë u vazhdoi edhe për dy muaj paraburgimin Naim Sallahut e Shaban Lushtakut të dyshuarve për kërcënimin e Blerim Dinëa, kreut të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Dy të dyshuarit për kërcënim ndaj Blerim Dinës, Naim Sallahu dhe Shaban Lushtaku, do të qëndrojnë në paraburgim deri në janar të vitit 2018 pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sipas vendimit për vazhdimin e paraburgimit të siguruar nga KALLXO.com, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit kundër dy të pandehurve.

Këtë aktvendim gjykata e ka arsyetuar me fjalët se me gjendjen e Sallahut e Lushtakut në liri ekziston rreziku që të njëjtit të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë dhe se të njëjtit mund të përsërisin veprën penale, “ta përfundojnë veprën e tentuar penale, ose të kryejnë veprat penale”.

E avokati i Shaban Lushtakut, Ilir Rama, e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë me arsyetimin se nuk ka prova.

“Mbrojtja e kundërshton kërkesën e prokurorisë sepse nuk ka prova. Në kërkesën e Prokurorisë nuk ka ndonjë ndryshim nga kërkesa e parë për të cilën i është caktuar masa e paraburgimit 19 tetor të këtij viti

Në tetor të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Naim Sallahun dhe Shaban Lushtakun, të cilët dyshohen se kërcënuan me jetë kreun e OSHP-së, pasi ky institucion ktheu në rivlerësim një tender.

Kundër këtij vendimi, avokatët mbrojtës kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit me pretendimin se paraburgimi ndaj të mbrojturve të tyre nuk ka mbështetje ligjore.

Por, ankesa e avokatëve ishte refuzuar nga Gjykata e Apelit.

Në këtë procedurë penale pretendohet se Sallahu dhe Lushtaku kanë tentuar ta detyrojnë Blerim Dinën të kryejë veprim kundër pasurisë publike në tenderin prej 21 milionë eurosh për Autostradën Prishtinë- Gjilan.

Në kërkesën e prokurorisë për paraburgim, të cilën e kishte siguruar KALLXO.com, prokuroria ka përshkruar se është duke tentuar të zbulojë identitetin e dy personave të tjerë të cilët dyshohet të kenë gisht në këtë rast, por të cilët ende janë të paarritshëm për prokurorinë.

Në kërkesën e saj prokuroria ka përshkruar edhe veprimet e të dyshuarve. “I dyshuari Sallahu i ka thënë Dinës se “ky tender ka vlerën njëzet e një milion euro, kjo punë duhet të kryhet dhe kushton me jetë “, përshkruhej në kërkesën për paraburgim kërcënimi ndaj drejtorit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar për tenderin e Autostradës Prishtinë- Gjilan, i cili është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak të ankesave të disa operatorëve ekonomikë që ishin shpallur të papërgjegjshëm nga Ministria e Infrastrukturës.

Tenderi 100 Milionësh me Shkelje Ligjore

Dy të dyshuarit, sipas prokurorisë, e kishin pritur Dinën në Rrugën “Fazli Grajçevci” deri sa ai ishte duke u kthyer nga puna.

Prokuroria pretendon se fillimisht të dyshuarit kanë tentuar që ta fusin Dinën me forcë në njërin nga lokalet, e pastaj e kishin detyruar që të fliste me dikë në telefon.

“Të njëjtit, e kanë detyruar që pa dëshirën e tij, të flasë në telefonin e personit NN, ku kanë thirre një person deri tani të panjohur, nëpërmjet rrjetit ‘Ëhatsapp’ duke i thënë ‘për gjysmë ore takohemi te Grand Store’ thuhet në kërkesën e prokurorisë. E njëjta sqaron se Dina i ishte përgjigjur personit me fjalët “nuk takohem me askënd”.

Në dosjen e prokurorisë shpjegohet se një kalimtar i rastit ishte shpëtimtari i Dinës.

“Një kalimtar rasti, i cili duke vërejtur se diçka nuk është në rregull, ka reaguar, për çka edhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, shpjegohet në dosjen e prokurorisë.

Presionet kishin vazhduar edhe më tutje pasi Dina kur kishte arritur te banesa e tij e kishte kuptuar se Shaban Lushtaku poe  priste te dera e banesës.

“Te dera e banesës është paraqitur i dyshuari Lushtaku, i cili i është drejtuar Dinës me fjalët ‘hajde, hajde, dil pak’. Kjo gjë ka shkaktuar frikë e ankth tek Dina, pasi që i njëjti është frikësuar se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe për jetën e trupin e tij”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Dosja e Prokurorisë për Kërrcënimin Ndaj Shefit të OShP-së

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën ekskluzive me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me përfoljen se Lushtaku ishte i përfshirë në këtë tender.

Sami Lushtaku ka refuzuar të jetë i përfshirë në këtë rast, madje ka thënë se është ndjerë i befasuar me lakimin e emrit të tij.

http://kallxo.com/lushtaku-nuk-kam-gisht-ne-kercenimin-e-shefit-te-oshp-se/

Në emision foli edhe kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Blerim Dina që tha se nuk do t’u nënshtrohet presioneve.

http://kallxo.com/dina-nuk-bie-pre-e-presioneve/