Berat Kelmendi

A u Mbyll Lënda e Kelmendit, Pas Pazarit me Djalin e Gjyqtares?

Berat Kelmendi, i cili priste nga djali i gjyqtares së Gjykatës së Deçanit, Safete Tolaj, ta mbyllte një lëndë për të cilën kishin bërë marrëveshje tha se lënda nuk është kryer.

Ai tha se i kishte treguar Fisnik Tolajt, djalit të gjykatëses se e kishte xhiruar atë duke bërë pazare për rastin..

Berat Kelmendi  Time Code 12:06

“Nuk është kryer puna, I kam thanë që t’kam incizu, ka thanë s’ka dert se nuk tutna prej kërkujt se e kam nanën gjyqtare. E kam pritë që pe kryn e nuk e ka kry”, tha Kelmendi.

Ai tregoi se pas takimit me nënën e Fisnik Tolajt, kjo e fundit kishte biseduar me djalin e saj dhe kishin rënë dakord për t’ia kthyer Berat Kelmendit shumën e parave të cilën Fisniku ia kishte marrë.

Në linkun e mëposhtëm mund të shikoni edhe pamjet të cilat iu shfaqën nënës së Fisnik Tolajt.

Ajo aktualisht është në arrest shtëpiak për shkak të këtij rasti pasi që qe shoqëruar në polici në ditën e transmetimit të pjesës së parë të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

https://www.youtube.com/watch?v=4U8VWNZUOCM