Ndotja nga termocentralet | Foto: KALLXO.com

Tym i Zi nga “Kosova B”

Në fotografitë e ardhura në KALLXO.com para një ore, shihet ndotja që termocentralet po bëjnë sot në Obiliq.

Nga fotografitë shihet se prej Termocentralit “Kosova B” po del tym i zi.

Qytetarët që jetojnë pranë komplekseve industriale të Kosovës, vazhdimisht ankohen se ndotja është më e theksuar gjatë natës, ose gjatë vikendeve.

Në një tryezë të Institucionit të Avokatit të Populit në vitin 2014 ishte thënë se sëmundjet malinje në Rajonin e Prishtinës janë dyfish më të shfaqura se për shembull në Pejë, kryesisht nga ndotja që vjen prej termocentraleve,

http://kallxo.com/ndotja-dyfishon-semundjet-malinje-ne-regjionin-e-prishtines/

Vitin e kaluar Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për jetën e vështirë të banorëve të fshatrave të Obiliqit që jetojnë pranë termocentraleve dhe mihjeve sipërfaqësore të qymyrit.

Jeta Nën Tymtarë

Ajri në Prishtinë, sidomos gjatë dimrit të sivjetmë në bazë të matjeve ishte konsideruar shumë i ndotur.

http://kallxo.com/ndotja-e-ajrit-ne-prishtine-shifra-rekorde/

?