Donald Tusk | Foto: Facebook

Tusk porosit që Kosova i është afruar liberalizimit të vizave

Në një konferencë për gazetarë ku doli me Presidentin Hashim Thaçi, kryetari i Këshillit të Europës Donald Tusk tha se Kosova i është afruar liberalizimit të vizave.

“Unë dua të ju përgëzoj për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kjo u ka ofruar me liberalizmin e vizave”, tha Tusk.

Zyrtari i lartë europian shprehu bindjen që Kosova nuk do të ndalet me kaq.

“E di që ju nuk do te ndaleni dhe do të vazhdoni me procesin e reformave. Më besoni të gjithë kolegët e mi në Bruksel vlerësojnë të arritura tuaja”, tha Tusk.

Ai u tregua optimist.

“Pas takimit me z.Vuçiq dhe me Presidentin Thaçi mund të them se jam shumë më optimist”, tha Tusk.

Ai tregoi se në Samitin e Sofjes BE-ja do të konfirmojë mbështetjen e palëkundur ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Tusk në fund e pati një porosi për nikoqirin e tij. Duke ia uruar ditëlindjen, i tha Thaçit se “jeta fillon nga të 50-at”.

“Para disa ditëve keni mbushur 50 vjet, ndërsa unë para disa ditësh mbusha 61, por dua të them se sot ndjehem një lloj eksperti, andaj jeta fillon pas të 50-ve i dashur Hashim”, tha Tusk.