Fetullah Gulen - Foto: REL/Reuters

Turqia thotë se Trump mund ta ekstradojë Gylenin

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gulen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, tha ministri i Jashtëm turk të diel[n, raporton Reuters.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gulenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.

Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gulenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.

Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jashtë vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gulenit. (REL)