Ilustrim i një manifestimi të përkrahësve të homoseksualëve - Foto: REL /AFP

Turqia Ndalon një Festival Filmash për Homoseksualë

Zyrtarët turq kanë ndaluar një festival të filmave në gjuhën gjermane për homoseksualët, i cili do të mbahej në Ankara, duke thënë se ai mund të nxisë urrejtje dhe të jetë në shënjestër të sulmeve terroriste.

Organizatorët e festivalit Pink Life QueerFest Four kishin planifikuar të shfaqin katër filma në kinema më 16 dhe 17 nëntor.

“Vendimi na privon nga të drejtat tona kushtetuese”, thanë ata.

Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por aktivistët thonë se homofobia mbetet e përhapur.

Guvernatori i Ankarasë tha përmes një deklarate se përmbajtja e festivalit “mund të nxisë grindje dhe armiqësi te një pjesë e shoqërisë”.

Inteligjenca tregon se “organizatat terroriste po përpiqen të sulmojnë grupet disidente ose individët dhe festivali i tillë mund të jetë provokues”, tha guvernatori i Ankarasë. (REL)