Turqi, 24 të arrestuar për financim të ISIS-it

Policia turke ka arrestuar 24 vetë me dyshimin se kanë financuar një grup terrorist, Shtetit Islamik.

Të dyshuarit u arrestuan në qytetin e Dijarbakir në Turqinë jugore, si dhe në 10 provinca të tjera për shkak të dërgimit të parave në Siri, Liban, Iran, Indonezi dhe Libi, njofton AP.

Kombësia e të dyshuarve nuk dihet deri më tash. Në bastisjet e sotme, rreth 580.000 dollarë janë konfiskuar dhe shuma tjera në  euro, lira turke dhe monedha siriane./21Media