Libra shkollorë. Foto: Kallxo.com

Tryezë për Ballafaqimin me të Kaluarën në Librat Shkollorë

Zyra në Kosovë e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) do ta organizojë sot në Prishtinë një tryezë rreth ballafaqimit me të kaluarën në tekstet e lëndëve shkollore të historisë dhe edukatës qytetare.

Në këtë konferencë që synon shtjellimin e procedurës për rishkrimin e teksteve dhe rolin e OJQ-ve në këtë proces, do të flasin përfaqësues të FDH-së, Ministrisë së Arsimit si dhe të shoqërisë civile

Përmes këtij projekti të edukimit joformal mbi ballafaqimin me të kaluarën që nga viti 2011, FDH avokon në përditësimin e të dhënave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë në librat e historisë si dhe krijimin e një kapitulli të veçantë për drejtësi tranzicionale në kurrikulën e edukatës qytetare.