Trust: Ramje apo humbje?

Siguria e parave të deponuara në Fondin e Kursimeve Pensionale ishte temë e debatit në emisionin e sotëm të ‘Jeta në Kosovë’.

Zyrtarë të Trustit Pensional dhe njohës të çështjeve ekonomike flasin lidhur me rënien apo humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Përveç këtij debati, në këtë emision u transmetua edhe hulumtimi mbi zgjedhjet për drejtor të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Si ndodhi që për këtë pozitë po konsiderohet një person i pakualifikuar?

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni çdo të enjte në orën 20:15 në RTK.

 

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për të themeluar Komisionin hetimor parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në votim për formimin e këtij komisioni kanë marrë pjesë vetëm 26 deputetë, përderisa deputetët e pozitës, as nuk janë përfshirë në votim e as nuk i kanë prezantuar pesë emrat për anëtarë të këtij komisioni.

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se deri sa të binden se opozita me të vërtetë kërkojnë zgjedhje të parakohshme, nuk i propozojnë emrat për komison hetimor.

“Nuk po e dimë- a janë më me prioritet hetimet këtu brenda në Kuvend apo zgjedhjet jashtë Kuvendit për ta ndërruar strukturën e Kuvendit … Prandaj deri sa të bindemi se këta me të vërtetë kërkojnë zgjedhje, ne nuk i kemi këta pesë emra. Ta dinë qytetarët se ky do të bëhej komisioni i gjashtë ose shtatë”- tha Kusari- Lila.

Ndërkaq, kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se tashmë partia e tij e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 qershori.

“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo datë është 9 qershor, mirëpo duke pasur parasysh josinqeritetin e tyre dhe frikën për me shku në zgjedhje, ne e dimë se ka qenë lojë fjalësh se këta nuk guxojnë me shpërnda Kuvendin me 9 qershor. Duke pasë parasysh që këta janë të luhatshëm ne duam ta shftyrëzojmë mandatin tonë si deputet me e themelu Komisionin hetimor. Nëse zgjedhjet na lënë në gjysmë, vazhdon legjislatura e ardhshme”- tha Tahiri.

Ai e ka propozuar veten si anëtar dhe deputetin Hajdar Beqa si zëvendëskryesues të Komisonit hetimor për kontratat njëburimore.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se LDK insiston në themelimin e këtij komisioni dhe propozoi deputeten Hykmete Bajrami si kryesuese dhe deputetin Besian Mustafa si anëtar.

“Na vjen keq që partia në pozitë e ka lëshu bajraku edhe nuk janë të gatshëm me marrë përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese që i kanë, por ne nuk mund të ndalemi, duhet me ecë tutje. Atë çka mund të ju them në emër të LDK-së është se ne kemi fillu me u dashuru me postulatin ‘Hajnat në burg’, por jo hajna në zgjedhje. LVV po don me shku me postulatin ‘Hajnat në zgjedhje, për çka mendoj se është qasje e gabueshme”- tha Selmanaj.

Ndërsa, kreu i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha se qeveria po frikësohet të ballafaqohet me të vërtetën dhe se, sipas tij, mospropozimi i kandidatëve e vërteton këtë. Si anëtar të komisionit ai e ka propozuar deputetin Pal Lekaj.

“Ajo që po shihet dhe po vërtetohet në këtë seancë është një ikje nga tema- nga komisioni hetimor, që në fakt kjo ikje është frikë e qeverisë me u ballafaqu me të vërtetën. Mospropozimi i kandidatëve e vërteton pohimin tonë se tenderët njëburimorë janë vatra korruptive e kësaj qeverie”- theksoi Tahiri i AAK-së.

Kuvendi ka zhvilluar një seance të jashtëzakonshme me vetëm një pikë në rendin e ditës: Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.