Pjestari i njësisë së shpëtimit rrëfen se si e zbuluan trupin e Arian Dacit nënë dëborë

23:12

Njëri nga pjestarët e njësisë së shpëtimit në Brezovicë Rifat Bytyqika rrëfyer për RTK momentin kur kishin marrë lajmin për ortekun në qendrën e skijimit.

“Ka qenë ora 2 e 10 diku kur e kemi marrë informacionin për një ortek jashtë shtegjeve të skijimit. Informacioni ka qenë që dikush është zënë nga orteku”ka thënë Bytyqi

Ai ka shpjeguar se ekipet e shpëtimit kishin shkuar tek vendi i ngjarjes dhe me ron sonda kishin arritur ta lokalizonin trupin e viktimës. “Pasi e kemi lokalizuar me shpejtësi e kemi nxjerrë por në momentin kur e kemi nxjerrë ai ka qenë pa shenja jete” ka rrëfyer Bytyqi.

20:53

Trupi i pajetë i Arian Dacit, që vdiq sot nga orteku i borës ka mbërritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Dacit, që ishte zëvendësministër i Diasporës dhe djali i Nexhat Dacit, pritet t’i bëhet autopsia për të determinuar shkakun e vdekjes.

17:31

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha për KALLXO.com se  trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Zëvendësministri i Diasporës dhe djali i Nexhat Dacit vdiq sot në një ortek bore në Brezovicë.

“Menjëherë sa po më kanë thirrë unë jam nisë, ekipa e parë ka shku dhe është afër për në Brezovicë ndësrsa unë me familjen e Daci jemi duke shkruar në vendin e ngjarjes. Trupit do ti bëhet obduksioni, ashtu parashihet por duhet të shohim. Trupi i tërhequr do të shkojë në IML”, tha Gërxhaliu.

16:49

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar për KALLXO.com veprimet e prokurorisë pas vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci nga një ortek bore në Brezovicë.

“E gjitha ka ndodhur brenda një ore, prokurori kujdestar së bashku me policinë është nisur për në Brezovicë. Viktima është zbritur poshtë Brezovicës”, tha Jashari.

Sipas tij, së pari duhet të pyetet familja nëse dëshiron ti bëj obduskionin në të kundërtën mjekësia ligjore nuk është nisur ende për në vendin e ngjarjes.

16:27

lir Morina, drejtor i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për KALLXO.com tha se orteku ndodhi te   vendi i ashtuquajtur “Qafa e Luanit” ku kanë ndodhur dy orteqe.

Sipas tij informata ka ardhur në orën 14:10 ku më pas Ardian Bakalli ka shpëtuar pasi ka pasur një pasisje që e mbron prej orteqeve, ndërsa Arian Daci nuk ka pasur dhe është gjetur i  vdekur.

Trupi është sjellur në qendër, policia është duke e bërë raportin dhe deklaratën.

15:50

Një person ka vdekur si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë.

KALLXO.com mëson se i vdekuri është Arian Daci,37 vjeçar, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëkohësisht djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt, kishte  konfirmuar për KALLXO.com nxënie e dy personave nga orteku.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një ka vdekur Arian Daci ndërsa ka shpëtuar Ardian Bakalli.

Arian Daci ishte emëruar zëvendësministër më 1 nëntor të vitit 2017.