‘Trungu Familjar’ në Aeroportin e Prishtinës

Familjarë të afërt dhe të largët të drejtorit të Agjencisë të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredinit janë punësuar në këtë Agjenci.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ janë diskutuar dhjetëra raportime që kanë ardhur në KALLXO.com lidhur me punësimet familjare në ASHNA dhe në Aeroportin e Prishtinës.

Përballë Jeta Xharrës, Nuredini pranoi se kishte ndikuar për të punësuar vëllain e tij në kompaninë Aeroportin e Prishtinës të koncesionuar nga LIMAK.

Përveq kësaj, Nuredinit i janë punësuar edhe kushërinjë të tjerë, disa në ASHNA e disa në LIMAK.

‘Jeta në Kosovë’ ka provuar të marrë komentet e punëtorëve të përmendur lidhur me këto punësime ndërsa të drejtën e përgjigjes e kanë shfrytëzuar vetëm disa prej tyre.

Nuredini po ashtu përgjigjet për të gjitha raportimet dhe gjetjet e  dy emisioneve paraprake  të fokusuara në Aeroportin e Prishtinës dhe ASHNA.

Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës, ndërsa emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: