Foto: Getty Images/BBC

Trump shkarkon ministrin e Drejtësisë

Prokurori i Përgjithshëm (ministri i Drejtësisë) i ShBA-së, Jeff Sessions është shkarkuar nga presidenti Donald Trump, raporton BBC.

Trump njoftoi se Sessions do të zëvendësohet përkohësisht nga shefi i tij i stafit, Matthew Whitaker.

Presidenti ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Sessions-in, një ish-senator republikan, i cili ishte senatori i parë që mbështeste kandidaturën e Trump.

“Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions për shërbimin e tij, dhe i uroj fat atij!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Në një letër, Sessions tha se po jepte dorëheqje me kërkesën e presidentit.