Donald Trump - Foto: REL/AFP

Trump: Nuk do të ketë asnjë koncesion ndaj Turqisë

Lira turke është dobësuar kundër dollarit sot, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do t’i jap Turqisë asnjë koncesion në këmbim të lirimit të pastorit të arrestuar amerikan, në komentet e fundit në përkeqësimin e konfiktit midis dy vendeve aleate të NATO-s.

Në një intervistë për Reuters, presidenti Trump e kritikoi Ankaranë lidhur me arrestimin e pastorit envangjelist Endru Branson dhe tha se nuk është i shqetësuar nëse qëndrimi i tij i ashpër kundër Turqisë mund të dëmtojë ekonomitë evropiane apo të tregjeve në zhvillim.

Bransën i cili është me origjinë nga Karolina Veriore dhe që prej dy dekadash jeton në Turqi, është dënuar për 21 muaj mbi akuzat për terrorizëm, të cilat i mohon. Trump ka thënë se pasi ka ndihmuar duke i kërkuar Izraelit që të liroj një shtetas të arrestuar turk, ka besuar se presidenti turk Erdogan do të lirojë Bransënin. “Mendoj se ata janë duke bërë një gabim të tmerrshëm, andaj nuk do të ketë asnjë koncesion”, ka thënë Trump për Reuters.