Donald Trump. Foto: Facebook

Trump Fton Presidentin Francez në Darkën Shtetërore

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë në muajin prill presidentin francez, Emmanuel Macron, në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës.

Në këtë vizitë do të përfshihet darka e parë shtetërore e Trumpit dhe gruas së tij, Melania, transmeton Reuters.

Trump e ka kaluar vitin e parë të presidencës së tij, pa e pritur askënd në darkën shtetërore.

Ai dhe Macron kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë vitit të kaluar. (REL)