Heather Nauert

Trump emëron ambasadoren e Amerikës në OKB

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjodhi zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Trump e bëri njoftimin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve ABC dhe Fox News, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit.

“Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 1 nëntor, kur ka njoftuar se po shqyrton emërimin e Nauertit.

Emërimi i Nauert, 48 vjeçe, është një zgjedhje e pazakonshme për postin diplomatik, pasi ajo nuk ka përvojë paraprake në politikëbërje.

07 Dhjetor 2018 - 17:04

REL 07/12/2018 - 17:04
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend