Trioja e kitarave hap sot festivalin ‘ReMusica’

Trioja e kitarave nga Kroacia, “Trio Guitar Elogio” në përbërje të Petrit Çekut, Pedro Ribeiro Rodrigues dhe Tomislav Viksic do të hap sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 edicionin e 18-të të Festivalit  “ReMusica”.

Trioja kroate do të performojë vepra të njohura të kompozitorëve të huaj, por edhe shqiptarë, si komponime nga Mozart, Manual de Fall, Marko Ruzdjak, Antonin Dvorcak, dhe një vepër të Rafet Rudit.

Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Gjatë këtij festivali do të prezantohen ansamble të ndryshme kamertale dhe solistëve eminentë, duke synuar që programi i prezantuar, të bëhet urë lidhëse në mes tendencave novatore që shfaqen në skenën koncertore evropiane dhe publikut tonë prishtinas.

Këtë viti festivali zhvillohet me mesazhin “Guxo të dashurosh”.