Foto: Ilustrim

Tri shtëpive të pabanuara në Obiliq ju vihet zjarri

Tri shtëpive të pabanuara në Obiliq i’u është vënë zjarri gjatë ditës së djeshme.

Në rastin e parë, një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin dy shtëpive të pabanuara në Obiliq.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë zjarr, nuk ka arritur të arrestoj ndonjë person të dyshuar, dhe se nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.

Pak orë më vonë në polici është raportuar një rast i njejtë, ku një person tjetër ka raportuar se persona të dyshuar i kanë vënë zjarrin një shtëpie tjetër, të pa banuar po ashtu.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

16 Prill 2019 - 11:23

Afërdita Fejzullahu 16/04/2019 - 11:23
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend