Rita Ora e Bebe Rexha

Tri shqiptare të nominuara, por vetëm Rita Ora fiton çmim në MTV VMAS

Ka përfunduar edicioni i 35-të i ndarjes së çmimeve vjetore të MTV Video Music Awards që është rikthyer në qytetin e New Yorkut, ku prezent ishin artistët më të mirë të botës së muzikës.

Të nominuar në MTV VMAS kanë qenë edhe tri shqiptaret, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, mirëpo vetëm Rita ka fituar një çmim në kategorinë Best Dance (Vallëzimi më i mirë), për këngën “Lonley Together” të cilën e kishte në bashkëpunim me Dj-në e ndjerë Aviciin.

Rita Ora në ceremoninë e MTV Video Music Awards është shfaqur me një fustan të zi transparent, ndërsa Bebe Rexha kishte të veshur një fustan të argjendtë./21Media