Parakalimi i FSK-së - Foto: Atdhe Mulla

Tri projektligjet për FSK-në (Dokument)

Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës miratoi 3 projektligje që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha se hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve është bërë në bazë të normave kushtetuese.

“Projektligji për FSK përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë.

Haradinaj miratimin e këtyre projektligjeve nuk i sheh si konflikt me kushtetutën.

“Kjo që ka ndodhë sot nuk është në konflikt me Kushtetutën. Kurdo që ka nevojë për ndryshime kushtetuese, ia ndërrojmë emrin. Parlamenti e ka pjesën e vet, pastaj Presidenti e jep nënshkrimin”, tha Haradinaj.

Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes