Trepça e 'veriut' e shet Zinkun për 9.7 milionë dollarë

Ndërmarrja Publike ‘Trepça’, pjesa që e ka qendrën në Leposaviq, pritet të kontraktojë shitjen e koncentratit të zinkut që do të prodhohet brenda një viti.

Kjo ndërmarrje, që zyrtarisht është pronë e Qeverisë së Kosovës, e ka shpallur fituese të tenderit për shitje të koncentratit kompaninë nga Polonia, “Zaklady Gorniczo- Hutnicze “Boleslaw S.A”. Kjo kompani e ka selinë në Poloni. Aksionar minor i kësaj kompanie është shteti i Polonisë, ndërsa pjesën dërmuese të aksioneve i ka kompania “Stalproduct S.A. Capital Group”.

Trepça planifikon që brenda një viti të prodhojë 8 mijë e 100 tonë koncentrat të zinkut.

Për këtë shumë të zinkut, kompania nga Polonia e rekomanduar për kontratë ka ofertuar me 9 milionë e 227 mijë dollarë amerikanë (në njoftimin për dhënie nuk është cekur nëse është euro apo dollar, mirëpo në dosje është kërkuar që oferta të bëhet në dollarë, bazuar në bursën “London Metal Exchange”.

Në dosjen e tenderit thuhet se zinku që do të shitet do të nxjerrët nga miniera e “Bellobërdës” dhe ajo e “Cërnacit”, të cilët përpunoht në Flotacionin e Leposaviqit.

Qeveria e Kosovës është bërë aksionari kryesor i Trepçës përmes ligjit të veçantë. Aktualisht 80 për qind të aksioneve i takojnë qeverisë së Kosovës, ndërsa 20 për qind pritet t’i ndahen punëtorëve të saj. Qeveria është vonuar në emërimin e bordit të kësaj ndërmarrje, i cili duhet të hartojë statutin e saj. Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e drejtorëve të ndërmarrjes Trepça. Kallxo.com ka raportuar se p

Bordi i emëruar së fundmi, siç ka gjetur GazetaJnk ishte emëruar në kundërshtim me ligjin. Hulumtimi i Gazetës Jnk tregon se anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrjeje kanë të kaluar politike, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’