Skuadra e futbollit Trepça ’89 ka fituar edhe Superkupën e Kosovës – Foto : KALLXO.com

Trepça ’89 Fiton Edhe Superkupën e Kosovës

Kampioni në fuqi ishte dukshëm më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke shënuar plot 5 herë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 me 0, ndërsa në pjesën e dytë mitrovicasit shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Besës i janë larguar disa lojtarë gjate afatit kalimtare veror dhe nuk kishte përbërjen e futbollistëve ashtu si gjatë stinorit të fundit.

Besa sezonën e kaluar kishte fituar kupën e Kosovës duke e mposhtur Llapin në finale.

Pamje nga ndeshja Trepça ’89 – Besa – Foto: KALLXO.com