KF Trepça '89 - Foto: Twitter

Trepça ’89 e Nis me Humbje Garën në Ligën e Kampionëve

Ekipi nga Kosova humbi 2 me 1 si mysafir i ekipit Vikingur nga Ishujt Faroe.

Golin e parë për ekipin nikoqir e shënoi Gunnar Vatnhamar në minutën ’17.

Pastaj, rezultatin e barazoi me një supergol Fiton Hajdari në minutën ’39, para se ekipi vendas të shënonte golin e epërsisë dhe të fitores, në pjesën e dytë. Golin e shënoi Adeshina Lawal në minutën ’73.

Loja e sontme e ekipit nga Mitrovica është historike për futbollin e Kosovës, pasi që është hera e parë që një ekip kosovar garon në Ligën e Kampionëve.