Foto: B92

Tregtia Serbi-Turqi pa taksa, Kosova larg marrëveshjes

Sot në Beograd ka hyrë në fuqi Marrëveshja e re për tregti të lirë midis Serbisë e Turqisë.

Gjë e cila sipas ministrit të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, ky vendim është një hap pozitiv për Serbinë.

KALLXO.com ka kontaktuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të pyetur nëse ekziston një bashkëpunim i tillë mes Kosovës dhe Turqisë, por se ai tha se Kosova nuk ka marrëeshje më Turqinë.

“Kosova nuk ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë. Kjo iniciativë ka qenë shumë ma herët në parlament por ka dështu por ne si Kosovë ende nuk kemi marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë. Turqia kur dërgon produkte në Kosovë paguan doganë, por ne si ministri ende nuk kemi marrëveshje me Turqinë”, tha Shala për KALLXO.com.
Ai nuk ka dhënë ndonjë datë për kohën kur mallërat nga Kosova mund të shkojnë në Turqi njejt sikur ato të Serbisë.