Foto Ilustrim: Vjetari- Agjencia e Statistikave

Tregtia me Pakicë Shënon Rritje

Tregtia me pakicë shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2017.

Tregtia me pakicë në u rrit në muaj tetor-dhjetor të viti të kaluar. Sipas raportit të Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt 2017 ajo ishte më e lartë në krahasim me tre muaj më parë por edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të 2016-ës.

Sipas ASK, tregtia me pakicë më e madhe ishte tek pajisjet informatike dhe komunikimit, pastaj karburanteve për automjete e kështu me radhë.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2017) ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (8.9%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.7%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (7.4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.0%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (3.5%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.8%); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, nuk ka ndonjë ndryshim”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Me rritje ishte edhe nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të një viti më parë.  Por, prijës i kësaj rritjeje janë produktet ushqimore, pijeve dhe duhanit.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (23.0%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (22.5%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.8%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (6.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (6.0%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.2%)”, bën të ditur komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.