Pamje nga Leposaviqi

I Tregon Policisë se Vëllai i tij ka Armë

Një person në Leposaviq i ka treguar policisë se vëllai i tij ka armë që paraqesin rrezik për familjen.

Në raportin policor thuhet se pas këtij njoftimi me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

Në këtë shtëpi policia bën me dije se ka gjetur 20 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar, ndërsa i dyshuari pas marrjes në pyetje është liruar.