Foto: Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Podujevë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në magjsitralen Prishtinë- Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovic.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një furgon.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellur deri tek ky aksident”, ka shtuar Borovci.