Foto: RTV 21

Tre të arrestuar për 310 kilogramë drogë

Tre persona janë arrestuar për ngarkesën prej 310 kilogramësh kanabis të sekuestruar dje në fshatin Kraps të Fierit,

Policia informoi arrestimin e V.M, 28 vjeç G. Sh 33 vjeç dhe F. Sh 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Droga u sekuestrua në një furgon më 20 prill 2018.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Dje në Shqipëri u kapën edhe 420 kilogramë drogë.