'Transformohet' Ereniku, papastërtia e tij u shpërnda edhe në ‘National Geographic’

Sot qyetatrët kanë pastruar lumin ‘Erenik’, i cili deri dje ishte në gjendje të tmerrshme.

Një fotografi e lumit ‘Erenik’ që u shpërnda nëpër botë ditë më parë paraqiti ndotjen e skajshme të tij.

Kanali amerikan ‘National Geographic’ shpërndau në faqen e tyre zyrtare të Instagram-it një fotografi të këtij lumi ku duket ‘i spërkatur’ kudo me plastikë e materiale të tjera.

Dukej sikur në lum paralel i plastikës po lundronte përreth brigjeve të Erenikut”, thuhej në përshkrimin e fotos që u postua para një jave.

Pas kësaj, organizata ‘Let’s do it Kosova’ pastroi sot lumin ‘Erenik’. Tashmë ky lum ka pamje tjetër.

Dje KALLXO.com shkroi për premtimin e pa mbajtur të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të dhënë gjatë fushatës zgjedhore, ku pastërtinë e kishte shpallur prioritet të parë.

Bërlloku vazhdon të mbetet problem për Gjakovën