Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tragjedia në Suharekë, vëllai ishte fshehur në dhomë para se të qëllohej nga vëllai i tij

Prokurori i Prizrenit, Mehdi Sefa, e ka përshkruar në detaje rastin tragjik të së dielës në Studençan të Suharekës, ku vëllai e vrau vëllanë dhe e plagosi kunatën e tij.

Sipas Prokurorisë, më 17.03.2019, rreth orës 11:50, në fshatin Studençan, i pandehuri B.G., pas një mosmarrëveshjeje verbale, me dashje ka privuar nga jeta vëllanë me iniciale I.G. dhe e ka vënë në rrezik jetën e një ose më shumë personave, duke e plagosur rëndë të dëmtuarën me iniciale N.G.

I pandehuri sipas Prokurorisë ka hyrë deri te dyert e oborrit me pistoletë – revole e markës HS-9 e cal. 9×9 mm. dhe ka shtënë në drejtim të vëllait, tani të ndjerit, me iniciale I.G., i cili fillimisht kishte ikur brenda në shtëpi.

E pastaj i pandehuri B.G. fillon të ndjek vëllain I.G. dhe në derën e shtëpisë për ta ndalur del e dëmtuara me iniciale N.G., por i pandehuri shtiu në drejtimin e saj dhe e plagos, e pastaj edhe hyn në dhomën ku ishte fshehur tani i ndjeri me iniciale I.G. dhe në të shtiu pesë-gjashtë herë në pjesë të ndryshme të trupit.

E mjeku i shërbimit urgjent më vonë ka konstatuar vdekjen e tani të ndjerit me iniciale I.G. nga plagët e marra, ndërsa e dëmtuara me iniciale N.G. pëson lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndë, dhe veprës penale, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

https://kallxo.com/kerkohet-paraburgim-per-burrin-qe-dyshohet-se-vrau-vellain-e-tij/

https://kallxo.com/edhe-nje-vrasje-tjeter-ne-suhareke/

www.kallxo.com