Tragjedia e familjes Tahiri e shtynë komunën të ndërtoj rrethrrotullim

Komuna e Suharekës e shtyrë nga tragjedia e vdekjes në aksident të familjes Tahiri ka vendosur të ndërtoj një reth rrotullim që i lidhë 4 fshatra të kësaj komune, Mushtisht, Sallagrazhdë, Savrovë dhe Dubravë.

Ky vendim sipas njoftimit te komunës ka ardhur pas aksidentit të komunikacionit ku humbën jetën dy anëtar të familjes Tahiri.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ky vendim ka ardhur pas konsultimit me ekspertë të komunikacionit.

“Pas konsultimit me ekspertë të komunikacionit, jemi dakorduar që në udhëkryqin që lidhë 4 fshatrat si Mushtisht, Sallagrazhdë, Savrovë dhe Dubravë të vendoset rreth rrotullimi. Ky vendim vjen pas rastit tragjik të Familjes Tahiri, dhe nivelit të lartë të rrezikshmërisë në këtë pjesë komunikacionit” ka shkruar Muharremaj në Facebook.