Tragjedi në Tiranë: Familja shuhet në aksident trafiku

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjes në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Tiranë-Elbasan në Shqipëri.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se kanë humbur jetën 4 anëtarë të një familje: nëna, babai dhe 2 fëmijët, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. “Mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor”, njofton policia.