Jehona Gjurgjeala - Foto: KALLXO.com

TOKA: Këshillat për zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve

Në kohën kur një analizë e Bankës Botërore tregoi se fëmijët kosovarë konsiderohen të jenë pesë vite prapa me shkollim, një organizatë që merret me fëmijët në Kosovë ka sugjerime mbi zvogëlimin e këtij hendeku.

Jehona Gjurgjeala nga organizata ‘TOKA’, tha se indikacionet e mos zhvillimit të bollshëm të fëmijëve në Kosovë të paraqitura nga Banka Botërore po i vërejnë edhe në praktikë.

“Shkollat tona 5 vjet po ngelin. Kjo i bie që një 15 vjeçar në Kosovë e ka zhvillimin intelektual të një 11 vjeçar në Gjermani për shembull. TOKA në tri vitet e fundit ka punuar me mbi 15 mijë fëmijë dhe rreth 1 mijë mësimdhënës”, tha Gjurgjeala.

Ajo përmendi disa hapa që duhet të ndërmerren nga prindërit por edhe institucionet për të evituar ngecjen e të rinjve.

“Ne po flasim për teknologjinë informative sikur ka me na i zgjidhë problemet, e ajo bëhet problem nëse ashtu e len fëmijën të rritet.  Ju kisha thanë prindërve, hiqni telefonat,  duhet të punoni me fëmijë, blini libra dhe lexojuni fëmijëve libra. Reformat janë të domosdoshme, a bën me provu që mësimdhënësit ta kalojnë testin e PISA-s”, tha Gjurgjeala.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  u debatua mbi problemet e arsimit të lartë dhe atij të ulët.

Pjesëmarrës në debat ishin : Shyqyri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Jehona Gjurgjeala nga organizata ‘TOKA’, Libor Chlad, nga Komisioni Evropian dhe Rozafa Koliqi profesor asistente në UP.

Në fund  të emisionit u transmetua  hulumtimi mbi konkursin për avancim në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore ku dy kandidatë po ankohen se u eliminuan padrejtësisht nga gara për Profesor Asistent.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: