Ilustrim

Tiranë, Zjarri Shkrumbon Magazinat

Tymi i zi i ngritur mbi zonë alarmoi jo vetëm banorët e kësaj lagjeje, por edhe banorë të zonave të tjera të kryeqytetit.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, veç dëmeve materiale.

Flakët e mëdha vendosën në alarm dhe banoret e disa banesave aty pranë, duke qenë se në afërsi të magazinave gjendej edhe një pikë karburanti.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të mos mbërrin te karburanti, duke eliminuar kështu një rrezik shumë herë më të madh për të gjithë banesat përreth.

Pasi zjarrfikësit vendosën perimetrin e sigurisë nga banesat e rrezikuara, filluan punën për të vënë nën kontroll edhe flakët e mëdha që kishin përpirë magazinën.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Tiranës kanë ardhur  edhe zjarrfikës nga qytete të tjera, duke qenë se flakët shkuan në lartësinë 30 metra.

Policia ndërkohë ka ngritur një grup pune për të parë se çfarë e shkaktoi zjarrin.