Tiranë: Kokaina bartet me motocikletën e picave(VIDEO)
12.7.2018 - 10:25
Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Pizza Porosi”, ka shkatërruar një grup që merrej me shpërndarjen e kokainë.
Tre shtetasit G.Ç, 28 vjeç, R.D, 25 vjeç dhe A.A, 27 vjeç shprëndarjen e kokaines e kryenin me motorin e picerisë ku punonin duke ndërtuar një skemë porosishë të drogës të koduar me nofka të picave
Policia ka transmetuar pamjet e aksionit e poashtu njoftimin se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe 200 gram kokainë.