Shirit i Policisë - Foto: REL

Tiranë: Bie nga kati i 7-të, vdes 30 vjeçari

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në rrugën ‘Tre dëshmorët’ në Tiranë.

Sipas policisë, 30 vjeçari me iniciale A.A dyshohet të ketë qenë në kushte të rënda psikologjike në momentin e aktit.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton vizionplus.