Policia e Shtetit

Tiranë, arrestohet një rus i dyshuar se ishte pjesë e ISIS-it – VIDEO

Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një 34-vjeçar rus të kërkuar për terrorizëm.

I arrestuari që do të ekstradohet drejt Rusisë është identifikuar si R. M., lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë.

Ky shtetas kishte shkuar si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Në Qershor të vitit 2013 i njëjti është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Drejtoria e AntiterroritBashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës dhe me Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm.Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 – vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin:- R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 12 juillet 2019

….

12 Korrik 2019 - 10:32

Naim Krasniqi 12/07/2019 - 10:32
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend