Foto: RTV 21

Tifozi i Liverpoolit ende në gjendje kritike

Tifozi irlandez i Liverpoolit, Sean Cox i cili po qëndron në spital që 3 javë është në gjendje kritike për jetën.

53-vjeçari ishte lënduar në një incident para ndeshjes Liverpool-Roma, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në “Anfield” dhe që nga ajo kohë ai është në gjendje kritike për jetën.

Familja e irlandezit është duke shpresuar që Sean të rikuperohet dhe ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje për Sean-in.

Dy shtetas italianë janë akuzuar lidhur me rastin dhe vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Po ashtu edhe klubi i Liverpoolit i ka ofruar mbështetje të plotë familjes së Sean-it.