Rasim Selmanaj i AAK kundër shamisë dhe martesave në mes gjinisë së njejtë

Kandidati për deputetë nga lista e koalicionit AAK-PSD, Rasim Selmanaj ka thënë se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla.

Në një intervistë për KALLXO.com, ish- kryetari i Deçanit ka thënë se është kundër edhe privatizimit të Telekomit të Kosovës por edhe kundër monopolit në homologi i cili është vazhduar me vendim të Pal Lekajt

Por, ish- deputeti i AAK-së u shprehë për kur u pyet për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Me gjithë zemër për”, u shpreh ai.

Selmanaj tha se nuk e ka pasurinë e regjistruar në emër të përbashkët me gruan, por premtoi se do ta bëj një gjë të tillë.

Premtim pati edhe për një gjë tjetër. Nëse kryeministri i vendit do të ketë aktakuzë, anëtari i AAK-së tha se do të votoj për rrëzimin e Qeverisë.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Rasim Selmanaj:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Rasim Selmanaj: Meqenëse kam qenë njëri nga deputet në hartimin e ligjit për pagat në sektorin publik, në fillim të mandatit tjetër, unë do ta shtyj procesin që edhe sektori privat, pra pagën minimale dhe kushtet e punës me i pas të gjithë ata që punojnë kompanitë private njëjtë sikur këta në sektorin publik.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Rasim Selmanaj: Fillimisht unë mendoj që duhet me vazhdu punën si deputet por nuk e përjashtoj mundësinë që të kem edhe ndonjë angazhim tjetër.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Rasim Selmanaj: Duhet me i favorizua prodhimet vendore ndërsa do të ishte mire me pas taksa shtesë siç janë për shembull pijet alkoolike, duhani e të ngjashme, që i përdorin njerëzit që kanë standard më të lartë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Rasim Selmanaj: Tash nuk jam i përgatitur me thënë sesa, por kjo do të varet shumë nga puna që do të jetë në Kuvend. Varësisht se cilat ligje do të jenë prioritet, unë do ta vlerësoj se cilat amandamete me i ngritë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Rasim Selmanaj: Komuna e Deçanit ka shumë nevojë për shumë projekte, po tri kryesore janë: një rrugë transit ka shumë nevojë qyteti i Deçanit, pastaj pjesa tjetër e ujërave të zeza në territorin e Deçanit që nuk është kryer dhe po ashtu projekti i nisur, zgjerimi i nisur për zgjerimin e rrugës në qendër të Deçanit.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Rasim Selmanaj: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Rasim Selmanaj: Po, varet. Kur kam qenë deputet 2007, kam votuar kundër ligjit për zonat e mbrojtura.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Rasim Selmanaj: Jo vetëm unë si deputet, por Parlamenti duhet të angazhohet që të kemi një ambient të duhet  e më të pastër coftë përmes ligjeve dhe po ashtu përmes programeve të ndryshme që ta kemi një ambient më të pastër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Rasim Selmanaj: Edhe pse kam dilema, tu e pa nevojën që të kemi zgjidhje, në këtë problem që e ka Kosova, unë jam për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Rasim Selmanaj: Në fakt jam kundër, por duhet të krijohet zgjidhja tjetër që qytetarët mos me përdorë djegien e qymyrit nëpër shtëpi.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Rasim Selmanaj: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Rasim Selmanaj: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Rasim Selmanaj: Me gjithë zemër për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Rasim Selmanaj: Jam kundër, Kosova nuk ka nevojë për shkëmbim të territoreve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Rasim Selmanaj: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Rasim Selmanaj: Praktikat e deritashme të bëjnë me qenë kundër sepse nuk respektohen kontratat që janë mbërri për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Rasim Selmanaj: Unë jam në parim kundër mbylljes së universiteteve por po ashtu jam që të respektohet ligji.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Rasim Selmanaj: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Rasim Selmanaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Rasim Selmanaj: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Rasim Selmanaj: Nuk jam kundër kuotës.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Rasim Selmanaj: Unë jam që të respektohen veteranët e vërtetë por nëse vlerësohet që ka të tillë që nuk e meritojnë atëherë është çështje e ligjit dhe normal që kjo duhet me u respektua.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Rasim Selmanaj: Jam për me hjek.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Rasim Selmanaj: Rasim Selmanaj dhe familja ime.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Rasim Selmanaj: Nuk e kam asnjë vend pune përveç detyrën e deputetit edh e në të ardhmen nuk e preferoj që t’i kem dy vende pune, por do të përkushtohem në detyrën e deputetit.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Rasim Selmanaj: Të hyrat mujore sillen 2 mijë euro, plus minus varet sa kemi angazhime. Pasuri e kam atë që e kam pasur para se me hy deputet, kam një banesë dhe po ashtu e kam ndërtuar një kat të shtëpisë.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Rasim Selmanaj: Në fakt të përbashkët e kemi, por nuk e kemi regjistruar dhe jam i mendimit me regjistru si pasuri të përbashkët.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Rasim Selmanaj:Në fakt nuk kam pasur diçka serioze por sa herë që kam pasur problem në ambulancat që kanë qenë më afër, QKU, kam shku.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Rasim Selmanaj: Do të shkoj në spitale shtetoreore, nëse është e pamundshme të trajtohem, njeriu kërkon edhe zgjidhje tjera.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Rasim Selmanaj: Janë në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Rasim Selmanaj: Asnjë familjar i imi nuk është i punësuar, përfshirë gruan time, nusen e djalit dhe tre djemtë. A do t’i punësoj? Jo, varet dmth nëse ata konkurrojnë e meritojnë është çështje, njëjtë si deri më tani nuk kam provuar që me ndiku për punësimin e familjarëve.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Rasim Selmanaj: Jam kundër privatizimit.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Rasim Selmanaj: Nuk e di, por është e mundshme në ndonjë projekt.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Rasim Selmanaj: Në mandatin e kaluar mendoj që kam qenë aktiv, por kontributin që e kam dhënë në tri ligje, ligji për; ligji për bartjen e pronave komunale, ligji për Prishtinën dhe ligji për paga, dmth do të jem ngjashëm aktiv në ato që janë për interes për qytetarin dhe për vendin.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Rasim Selmanaj: Varësisht prej nevojave.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Rasim Selmanaj: Takimet me qytetar kam mbajt çdo ditë me qytetarë do të vazhdoj njëjtë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Rasim Selmanaj: Është një problem që kërkon zgjidhje, jemi para dy situatave, e para është ndotja e ambientit pastaj edhe standardi i qytetarëve. Mendoj që duhet me gjatë një zgjidhje të mesit në këtë drejtim.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Rasim Selmanaj: Varet, me numër nuk mund ta them tash.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Rasim Selmanaj: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Rasim Selmanaj: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Rasim Selmanaj:  Nuk mund të kem përgjigje, kjo është mirë me u rregullu me ligjin për Qeverinë e Kosovës.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Rasim Selmanaj: Një ministri varet, shumica duhet ta kenë një zv.ministër, por në disa të tjera dy, më shumë nuk ka logjikë.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Rasim Selmanaj: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Rasim Selmanaj: Patjetër, është obligim.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Rasim Selmanaj: Normal që po.