Ahmet Isufi kundër Pal Lekaj për monopolin në homologim

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD është shprehur kundër monopolit në homologia ndonëse, kolegu i tij, ministri në detyrë i AAK-së, Pal Lekaj, me në vendim vendosi që t’i vazhdohet monopoli në homologim një kompanie.

Në një intervistë për KALLXO.com, Isufi ka thënë se është pro shitjes së Telekomit të Kosovës por edhe për ndërtimin e një termocentrali të tretë me qymyr në vend.

Ish- deputeti tha se është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit por edhe për privatizimin e “Trepçës”.

Ai komentoi edhe martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

Punë për ta, e drejtë e tyre”, deklaroi Isufi për KALLXO.com.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Ahmet Isufi:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Ahmet Isufi: Kauza që do ta shtyj nëse bëhem deputet është mbrojtja e territorit të Kosovës dhe interesimi që Serbia ta njoh Kosovën, pastaj zhvillimi ekonomik i Kosovës që është i domosdoshëm për të fuqizuar përbrenda sidomos prodhuesit dhe për të hapur vende të reja të punës.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Ahmet Isufi: Orientimisht po deputet nëse partia kërkon edhe një nivel tjetër pse jo.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Ahmet Isufi: Mendoj që duhet me u ulë taksat që kanë të bëjnë me prodhuesit vendor, të bëhen lehtësime ardhjes së lëndës së parë, ato që ka nevojë Kosova e në mënyrë që të shtohet produkti i brendshëm dhe importi të zvogëlohet.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Ahmet Isufi: Amandamentet i parë që rrugët që kanë të bëjnë me pjesët malore rreth kufirit e në fshatra të zbrazura të mundësohet një ofrim i jetës më të mirë të atyre vendeve në mënyrë që të filloi popullzimi një kohësisht do të jetë amendamenti që ka të bëj me kategoritë sociale të cilat duhet të kenë një mirëqenie më të madhe dhe njëri prej amendamenteve mund të jetë pikërisht i ulëjës së taksave, atyre që mund të jenë ofrues të vendeve të reja të punës.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Ahmet Isufi: Komuna e Gjilanit ka nevojë për ujë së pari, njëri nga problemet më të mëdha që i ka, ka nevojë për infrastrukturë, sidomos në pjesët periferike ose rurale dhe po ashtu ka nevojë për një fuqizim të administratës në kuptimin e funksionit më të mirë.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Ahmet Isufi: Jo, sepse jam një nga themeluesit e kësaj partie dhe mendoj që është paria më pragmatike në Kosovë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Ahmet Isufi: Ka ndodhur edhe në të kaluarën mund të ndodh edhe në të ardhmen atëherë kur nuk pajtohen idetë e mija me të grupit tim parlamentar.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Ahmet Isufi: Kategoria me aftësi të kufizuara dhe sidomos përfaqësuesit e vlerave të luftës.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Ahmet Isufi: Do të mundohem që përmes zërit tim në Parlamentin e Kosovës të ofroj ide të reja lidhur me uljen e ndotjes së ambient sidomos edhe veturave të vjetra që sot ekzistojnë në Kosovë por edhe sa i përket termocentraleve në mënyrë që, edhe me termocentralin e ri që do të jetë do të jetë edhe ajri më i pastër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Ahmet Isufi: Për termocentralin Kosova e Re.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Ahmet Isufi: Me kusht që të zvogëlohet çmimi i derivateve ose rrymës ose druve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Ahmet Isufi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Ahmet Isufi: Jam për shitjen e Telekomit të Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Ahmet Isufi: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Ahmet Isufi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Ahmet Isufi: Kundër heqjes së tarifës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Ahmet Isufi: Me kusht që të shikohen që mos ë prishën rrjedhat e lumenjve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Ahmet Isufi: Jam për mbylljen nëse nuk i plotësojnë kshtet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Ahmet Isufi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Ahmet Isufi: Punë për ta, e drejtë e tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Ahmet Isufi: Është shtet laik dhe është e rregulluar me Kushtetutë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Ahmet Isufi: Do të duhej me pas kuotë pasi ka momentalisht edhe për femra.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Ahmet Isufi: Edhe kur është aprovuar ligji unë kam qenë për një formë tjetër, që vetëm një kategori të jetë jo katër kategori.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Ahmet Isufi: Jam për heqjen e kartonit të gjelbër.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Ahmet Isufi: E financoi vetë, familja ime po ashtu edhe dikush nëse me ndihmon, faleminderit.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Ahmet Isufi: Momentalisht kam pasur vetëm të deputetit dhe mendoj ta mbaj vetëm të deputetit.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Ahmet Isufi: Të hyrat mujore janë dikund rreth 1 mijë 50 euro ndërsa pasuria ime e përbashkët me babain dhe vëllaun është dikund rreth 350 mijë deri në 400 mijë euro.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Ahmet Isufi: Po bashkë me gruan.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Ahmet Isufi: Kam qenë në spitalin publik, i shtrirë në spital.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Ahmet Isufi: Ndoshta nuk sëmurëm fare po edhe nëse sëmurën shkoj në spital publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Ahmet Isufi: Kanë kryer shkollën kanë qenë edhe në publike edhe në private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Ahmet Isufi: Në familjen e ngushtë i kam dy vajza të punësuara, tjerët janë krejt të papunë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Ahmet Isufi: Me u privatizua.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Ahmet Isufi: me projekte që kanë të bëjnë me interesant e qytetarëve që janë të domosdoshme për lehtësimin e jetës së tyre.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Ahmet Isufi:  Sa jam deputet do të mundohem që mbetet gjurmë angazhimi im për të drejtat e familjave të dëshmorëve, veteraneve dhe invalidëve të luftës.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Ahmet Isufi: Varet, jo shumë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Ahmet Isufi: Gjatë një mandati besoj që kam me mbajtë shumë takime sepse mbaj edhe ashtu.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Ahmet Isufi: Mendoj që viti 2010 duhet të jetë limit për sjelljen e veturave.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Ahmet Isufi: Besoj se shumë, sepse deputeti me publikun është i nevojshëm.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Ahmet Isufi: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Ahmet Isufi: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Ahmet Isufi:  E votoj.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Ahmet Isufi: Mendoj nga dy zv.ministra.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Ahmet Isufi: Jo, vetëm ata që i plotësojnë kushtet.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Ahmet Isufi: Patjetër.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Ahmet Isufi: Kudo që ka nevojë.