Thirrje për propozime për projekt të financuar nga BE

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Asociaconi i Gazetarëve të Kosovës bëjnë thirrje për propozime të projekteve me qëllim të ofrimit të mundësive për OJQ/OSHC-të lokale duke përfshirë këtu gazetarët që veprojnë dhe punojnë në Kosovë për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Kjo po bëhet në kuadër të projektit të financuar nga BE me titull “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”.

Skema e ofruar synon të zhvillojë gazetari të pavarur, hulumtuese, të paanshme, joparagjykuese, dhe në të mirë të publikut, dhe t’i pajisë përfituesit me shkathtësitë dhe burimet e nevojshme për të ndërtuar një gazetari krijuese, hulumtuese ligjore dhe në të mirë publike.

Kjo Thirrje për Propozime përmban dy llote:

Lloti 1 është Mbështetja e implementimit të përmbajtjes së re përmes raportimit hulumtues dhe/ose analizave të thella mbi qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm, konkurrencën në fushën e investimit, punësimin, prokurimin publik, sigurinë, efikasitetin energjetik, kulturën, dhe ballafaqimin me të kaluarën.

Lloti 2 ka të bëjë me mbështetjen e përmirësimit të transparencës në kuadrin ligjor, të drejtës së autorit, kallxuesve, shpifjes, dhe nxitjes së zgjerimit të anëtarësisë dhe bashkëpunimit mes shoqatave të gazetarëve shqiptarë me ata serbë.

Aplikacionet duhet të dërgohen me postë elektronike në adresë[email protected] deri më 28.12.2018, ora 16:00.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe dorëzohen në shqip, serbisht ose anglisht.

Seancat informuese do të mbahen më 17 dhjetor 2018 në ora 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë dhe më 18 dhjetor 2018 në ora 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore në Mitrovicën e Veriut.
Pyetjet në lidhje me propozimet e Thirrjes për Propozime mund të dërgohen në anglisht, shqip ose serbisht përmes postës elektronike deri më 19 dhjetor 2018 në adresën: [email protected].