Foto: Atdhe Mulla

Thirret seancë e jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura në arsim  

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se nesër (e enjte), do të mblidhet Kryesia për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 10:30, ndërkaq, pas mbledhjes së saj në orën 11:00 Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.