Ilustrim

Therje me thikë në Vushtrri

Një person është therur me thikë nga një burrë i dyshuar në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 21 maj rreth orës 08:40.

Si pasojë e lëndimeve të marruar viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq sipas policisë, i dyshuari pasi që ishte arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.